Kronikë

Policia interviston dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar mëngjesin e sotëm dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në fshatin Fushticë të Drenasit.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, dhe sipas Policisë, rasti nuk ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 07:00, është raportuar për një rast i cili ka ndodh ne fshatin Fushticë te Drenasit, ku dyshohet se janë përfshirë dy persona. Personat e përfshirë në ketë ngjarje janë intervistuar, dhe te njëjtit pas intervistimit janë liruar ne procedure te rregullt, përderisa rasti është iniciuar ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’, i cili nuk ndërlidhet me zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti.