Kronikë

Kapet duke futur drogë në burgun e Dubravës

Foto: Koha

Oficerët korrektues të burgut të Dubravës gjatë kontrollit të gjësendeve të cilat i kishte sjellë e dyshuara femër për një të burgosur, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 14 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Koha.net.

Policia njofton se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar.