Kronikë

Dyshohet se u vetëvra 22 vjeçarja në Besi të Prishtinës

Foto: Koha

Policia e Kosovës është duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku dyshohet se ka vdekur 22 vjeçarja B.O., në Besi të Prishtinës, raporton KTV.

Dyshohet se 22 vjeçarja është vetëvrarë, por pritet që mjekësia ligjore të dalë me raportin e obduksionit.

Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se mori plagë nga arma e zjarrit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë që po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion e të vërtetohet nëse plagët i ka nga arma e zjarrit.

Sipas disa informacioneve të KTV-së viktima kishte pasur plagë në kokë.

Prokurori i rastit Armend Hamiti, ka thënë që janë disa pista të hetimit dhe po presin hetuesit policorë të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të parë se çka kanë qenë motivet.