Kronikë

Kapen në flagrancë duke vjedhur ditarë të shkollës

Në fshatin Besi të Prishtinës, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (të mitur), njofton kumtesa nga policia.

Ata,transmeton Koha.net, janë zënë në flagrancë duke vjedhur 19 ditarë shkollorë nga objekti i shkollës. Në lidhje me rastin në arrati gjendet edhe një i dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.