Kronikë

Përleshje ndërmjet katër personave, dy të plagosur rëndë

Në fshatin Buqan të Pejës, pardje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, njofton Policia e Kosovës.

Ata, transmeton Koha.net , pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë i kishin sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.