Kronikë

Treni godet për vdekje 61 vjeçarin në Lutogllavë të Pejës

Descriptive Text

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot rreth orës 12:40, është informuar për një aksident tragjik i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958). Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetuesit rajonalë të DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

Foto: Ilustrim