Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

(AZEM) KURBOGAJ i lindur me 06.03.1984, në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: Vrasje në tentativë, Grabitje, Vjedhje Grabitqare dhe Armëmbajtje pa leje.

“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com