Kronikë

Dyshohet për dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Descriptive Text

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Nga ky aksident dyshohet se janë lënduar dy persona, raporton KosovaPress.

Kështu thonë dëshmitarët, sipas të cilëve aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.

Po sipas tyre, aksidenti ka qenë i rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe autoambulanca.