Kronikë

Katër të lënduar në një aksident zinxhiror në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident zinxhiror që ka ndodhur dje në Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke drejtuar veturën e tije duke mos zbatuar rregullat e trafikut - tejkalim në vijë të plotë, ka shkaktuar aksident trafiku mes tri veturave. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit dhe një pasagjer, meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.