Kronikë

Intervistohen tre të dyshuar për organizim të skemave piramidale

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka pasur kontrolle në pesë lokacione të ndryshme për organizim të skemave piramidale.

“Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zbatuar dy urdhëresa të gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione: në Prizren, Mamushë dhe Suharekë lidhur me dyshimet për veprën penale të lartcekur”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Tutje PK-ja shton se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale të lartcekur si në vijim: nëntë (9) shtëpiza të kompjuterit, dy telefona mobilë, dy mijë e treqind e gjashtë dhjetë e pesë (2365) €, gjashtëdhjetë (60) fr. zvicerane, një pistoletë me një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 9x19 mm.

Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.