Kronikë

Në Prishtinë e Fushë Kosovë arrestohen dy të dyshuar për dhunë në familje

Dje janë arrestuar dy burra në Prishtinë e Fushë Kosovë të dyshuar për dhunë në familje, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Në Prishtinë raportohet se prindi ka rrahur dy vajzat e tij, transmeton Koha.net.

“Dy viktimat femra K-Shqiptare kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga prindi i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me viktimat është lëshuar urdhri mbrojtës. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Kurse në Fushë Kosovë i dyshuari ka rrahur bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij- viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.