Kronikë

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga makina më 11 maj në Prizren

Këmbësori që u aksidentua në Prizren më 11 maj, në rrugën “Tirana”, nuk ka mundur tu bëj ballë lëndimeve. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se më datën 13.05.2017 viktima mashkull, shqiptar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndruaj jetë.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në raportin e një dite më parë, PK-ja kishte raportuar se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Përndryshe, në 24 orët e fundit, në gjithë Kosovën janë shkaktuar edhe 21 aksidente me të lënduar, dhe 29 të tjera ku për fat të mirë nuk kanë pësuar njerëzit.