I digjet makina oficerit të krimeve në Shkodër

I digjet makina oficerit të krimeve në Shkodër

12 September 2019 10:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër gjatë natës së mbrëmshme, raportojnë mediat e Tiranës.

Një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm, i kanë djegur makinën. Makina është e oficerit me inicialet A. D.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër teksa mjeti ka qenë i parkuar. Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri A. D. punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës/KJ.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme