
Vdes një person në Pejë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës njofton për një vdekje që ka ndodhur dje në Pejë, më saktësisht në rrugën “Konferenca e Bujanit”.
Policia përmes një njoftimi për media thotë se njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.