Kronikë

Vrasje në tentativë në Podujevë, dy persona në kërkim nga Policia

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona janë lënduar pasi janë sulmuar me mjete të forta nga dy të dyshuar.

Sipas Policisë njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha.

“Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF në Podujevë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm dhe një zinxhir prej ari.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë kërkuar nga njësitë policore në adresën e tyre të banimit, por nuk kanë qenë prezent. Rasti është duke u hetuar./KsP/