Kronikë

Rrëzohet nga një objekt gjersa punonte, pëson lëndime të rënda

Në Gllogoc dje një burrë ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrëzuar nga një objekt gjersa ishte duke punuar.

Policia bën të ditur se ai ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Koha.net.

“Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi derisa ishte duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.