Kronikë

Dy të lënduar në një aksident trafiku te Parku i Qytetit në Prishtinë

Descriptive Text

Një aksident trafiku, që ndodhi sot te Parku i Qytetit në Prishtinë, ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka lënë të lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 09:00, derisa dy të lënduarit ndodheshin në motoçikletë.

“Në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë, ka ndodhur nj aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që ndodheshin në motoçikletë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se me këtë rast po merret njësia e trafikut.