Kronikë

Vdes i aksidentuari më 20 gusht në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka vdekur i aksidentuari më 20 gusht në Prishtinë.

Sipas njoftimit, viktima ka ndërruar jetë të dielën në QKUK, transmeton Koha.net.

Policia thotë se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.