Kanos me armë punëtorin e një lokali, arrestohet një person në Pejë Foto: Koha / ilustrim

Kanos me armë punëtorin e një lokali, arrestohet një person në Pejë

24 August 2019 22:33

Një person është arrestuar në Pejë pasi me armë ka kanosur punëtorin e një lokali.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 15:45 në një kafiteri në Pejë, ku i dyshuari me inicialet Y.G. 25 vjeçar kishte ekspozuar armën duke kanosur viktimën, punëtor në ketë kafiteri.

“Reagimi policor ishte i menjëhershëm, edhe pse i dyshuari kishte arritur të largohej nga ky lokacion, policia arrin ta kapë të njëjtin, kthen në vendin e ngjarjes për të gjetur edhe armën me të cilën kishte kanosur viktimën”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë, arma është gjetur e fshehur prapa ulëseve ku kishte qëndruar i dyshuari.

“Është konfiskuar arma e tipit ‘Gap’ cal. 8mm, 1 karrikator, 1 fishek 9mm nga Njësiti i Hetimeve dhe i dyshuari është shoqëruar për në stacion, dhe pas intervistës nga hetuesit me urdhër të Prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet tutje në kumtesën e dërguar nga Policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme