Kronikë

Vetaksident në Lipjan, një e lënduar

Një grua është lënduar në një vetaksident në Lipjan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për vetaksidentin ka marrë informatën pasditen e së enjtes.

E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.