Kronikë

Me patentëshofer fals të Sllovenisë dëshironte aso të Kosovës, arrestohet pejani

Foto: Koha

Një person është arrestuar në Pejë pas dyshimeve se kishte falsifikuar patentëshoferin.

Sipas një njoftimi nga policia, “i arrestuari dyshohet se kishte falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për pajisje me patentëshofer të Republikës së Kosovës”.

Personi i dyshuar i arrestuar është:

K. G viti i lindjes 1965 M Shqiptar/Kosovar

Lidhur me rastin, nga i dyshuari është konfiskuar një patentë shofer i Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.