Kronikë

Një 30 vjeçar në Tiranë qëllohet me armë zjarri

Descriptive Text

Paraditen e sotme, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar, rreth 30- vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit, i cili është qëlluar me armë zjarri, i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar dhe nga burime të brendshme bëhet me dije se është në gjendje kome, transmeton tch.

Polica ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.