10 persona nga Elbasani në pranga, dyshohen për lidhje me trafikun e armëve nga Serbia

10 persona nga Elbasani në pranga, dyshohen për lidhje me trafikun e armëve nga Serbia

16 August 2019 15:34

Një ditë pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thirri në takim drejtuesit vendorë e qendrorë në Policinë e Shtetit, disa prej të cilëve morën edhe kritika të ashpra pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend, uniformat blu u vunë në lëvizje.

Burime zyrtare pranë policisë konfirmojnë se që prej mbrëmjes së djeshme, forca të shumta policie blinduan Elbasanin, duke ndërmarrë kështu një operacion për arrestimin e disa personave të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë.

Kontrolle u ushtruan edhe në periferi të Elbasanit, si edhe në disa banesa të tjera në zonë. Siç transmeton "Shqip", aksioni i policisë nisi për arrestimin e disa personave të skeduar nga policia, e që dyshohen se janë bashkëpunëtorë me Ylber Ademin, kosovarin që pak ditë më par u kap në Papër të Elbasanit me 19 pistoleta e 1.6 kg tritol të marra në Serbi e të trafikuara drejt vendit tonë.

Operacioni e kishte pikënisjen me kontrollin në një lokal në zonën e Pajovës, vend ku policia dyshonte se mund të strehoheshin personat e kërkuar. Gjatë operacionit, i cili vijoi deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte u shoqëruan mbi 10 persona, por asnjëri prej të shumëkërkuarve nuk përfundoi në pranga.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme