Gjuajtja me armë mbetet pjesë e festave, Policia shënon tri raste të reja  Foto: Ilustrim

Gjuajtja me armë mbetet pjesë e festave, Policia shënon tri raste të reja 

14 August 2019 12:17

Së paku në tri raste të ahengjeve të ndryshme në Kosovë, në 24 orët e fundit, janë përdorur krismat e armës për argëtim.

Policisë së Kosovës i është dashur të merret me sekuestrim armësh e intervistim të personave.

Në rrugën “Qamëria”, në Shtime, më 12.08.2019, në orën 22:00, Policia njofton se pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull shqiptar është konfiskuar një pistoletë me gas ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti tjetër është shënuar në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj, më 13.08.2019, në orën 15:40.

“Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull shqiptar është konfiskuar një pistoletë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Komoran të Gllogocit, më 09.08.2019, në orën 20:00, është raportuar se për të shtëna në një aheng familjar.

“Më 13.08.2019 gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme