Kronikë

Një i burgosur i Dubravës ndërroi jetë në Spitalin e Pejës

​Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri B.Th.

I burgosuri B.Th. ka qëndruar në burgun e Dubravës që nga viti 2007, i dënuar me 12 vite e 6 muaj për veprën penale “vrasje”.

I burgosuri për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, nga 21 shkurti 2017 është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Për rastin në fjalë janë informuar sipas procedurës, të gjitha instancat përkatëse.