Kronikë

Ndalohen katër persona për posedim të lëndëve narkotike

Katër persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit në Lipjan raportohet se gjatë kontrollit tek një person është gjetur sasi e vogël substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa substanca e dyshuar është konfiskuar.

Në Prizren janë arrestuar tre persona pasi që gjatë kontrollit te njëri janë gjetur dhe konfiskuar 0.38 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë ndërkaq tek një tjetër janë gjetur 0.97 gram marihuanës, ndërkaq tek i dyshuar i tretë janë gjetur 0.69 gram po ashtu marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.