Duke pastruar gjen një qese me fishekë Foto Ilustrim

Duke pastruar gjen një qese me fishekë

23 February 2017 12:45

Një person, punëtor i shërbimit komunal për pastrim ka raportuar se në oborrin e ish-fabrikës së duhanit ka gjetur një qese me fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Turgut Ozal”, në Prizren në orën 11 e 50 ku sipas Policisë ankuesi pasi ka gjetur qesen dhe gjatë tentimit që të njëjtën ta largojë nga qesja kanë rënë disa fishekë.

Në vendin e ngjarjes njësiti i Ekipit për Deminim të FSK-së kanë larguar në mënyrë të sigurt 77-copë fishekë (kundërajror).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme