Kronikë

Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë me dyshimin se ka tentuar ta dhunonte një grua, duke hyrë dhunshëm në banesën e saj.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 02:30, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se me forcë është futur në banesën e viktimës femër K/Shqiptare dhe kishte tentuar ta dhunojë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.