Kronikë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj

Foto: Koha / ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në trafik të mërkurën në Skenderaj.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, gjersa shton se aksidenti ka ndodhur në ora 13:53, transmeton Koha.net.

“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave civile. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile”, thotë PK.