Kronikë

Arrestohet pasi gënjeu policinë se u rrëmbye

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Suharekë është arrestuar një person për lajmërim të rrejshëm të një rrëmbimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për lajmërim të rrejshëm të një rasti ‘rrëmbim’ apo ‘detyrim’. I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.