Kronikë

Aksident në Komoran, tre të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në Komoran të Drenasit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshira 2 automjete. Tre persona janë të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësorë, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vendshikimit të këtij aksidenti”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.