Kronikë

Tjetër aksident në vendin e njëjtë në Rahovec ku vdiqën tre persona, ky pa pasoja në njerëz

Descriptive Text

Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin e njëjtë ku të premten e 26 korrikut, u përplasën dy makina për të gjetur vdekjen 3 e për t’u lënduar edhe 3 të tjerë.

Sipas informacioneve që ka postuar një qytetar, për fat të mirë aksidenti i sotëm nuk ka pasoja në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Lexo edhe: Tre të vdekur nga një aksident në Bërnjak

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të vendit ku të premten humben jetën tre persona derisa tre të tjerë u lënduan rëndë si pasojë e një aksidenti. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka shkruar ky qytetar, i cili fton për kujdes.

Rahoveci ka shpallur të hënën ditë zie, në nderim të viktimave që vdiqën në aksidentin që ndodhi në fshatin Bërnjak.