Kronikë

Arrestohet një burrë në Shqipëri, dyshohet se dhunoi mbesën

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar në fshatin Grabian të Lushnjës nën dyshimin se kishte përdhunuar mbesën e tij, 16-vjeçare.

Sipas “TV Klan”, ka qenë vetë viktima që ka denoncuar rastin.

Pas disa orësh kërkimi, policia ka arrestuar 45-vjeçarin. Mësohet se ai ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.