Kronikë

Shtiret si stomatolog, vjedh stoli me vlerë 3200 euro

Descriptive Text

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës njoftohet se në pjesën veriore të Mitrovicës, më saktësisht në rrugën “Tanaska Rajica”, një viktime femër, serbe dhe shtetase e Kosovës, një mashtrues i kishte vjedhur stoli me vlerë 3200 euro.

Një person i panjohur është prezantuar si stomatolog dhe i ka marrë stoli ari me vlerë prej 3200 €:, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.