Kronikë

Shfrytëzuan të miturën seksualisht, dy persona në paraburgim

Foto: tes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj A.I. dhe Ç.H. nën dyshimet për veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Në njoftim të Themelores thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se pasi i pandehuri A.B. ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën G.B. dhe pastaj duke ditur për gjendjen e saj ekonomike, rrethanat sociale dhe moshën, më 20 korrik 2019, e kishte bindur të shkonte në Mitrovicë ku i kishte aranzhuar takime me persona të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Në të njëjtën datë, ekziston dyshimi se Ç.H. ka shfrytëzuar shërbimet e viktimës së trafikimit, G.B. duke e takuar përmes të pandehurit A.I.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret për të caktuar masën e paraburgimit.