Kronikë

Një turist i moshuar nga Kosova vdes në plazhin e Velipojës

Një turist nga Kosova ka vdekur të martën në mesditë, në plazhin e Velipojës.

Siç shkruan tch, burri 84-vjeçar J.K. ka vdekur për shkak të infarktit.

Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë vdekur në rrethana të ngjashme në plazhet e Shqipërisë.