Kronikë

Therje me thikë në 5 të mëngjesit, në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një therje me thikë ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmë në orën rreth orës 5 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Robert Doll”.

“Viktima mashkull K/Shqiptarë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht me thikë person-a të panjohur. Viktima nuk është intervistuar dhe i njëjti ka mbetur në tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.