Kronikë

Aksident në Grashticë, dy të lënduar

Një aksident mes dy automobilave ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për Koha.net duke njoftuar se dy persona janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 18:20 një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Grashticë. Për tretman mjekësor dy persona janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, për Koha.net.