Dy persona kapen për transplantim e trafikim të organeve njerëzore, lirohen nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim/Koha

Dy persona kapen për transplantim e trafikim të organeve njerëzore, lirohen nga Policia e Kosovës

18 July 2019 10:08

Dy persona, një grua shtetase e Shqipërisë dhe një burrë turk, janë arrestuar në Prishtinë për trafikim të kundërligjshëm e transplantim të organeve dhe qelizave njerëzore.

Por, Policia e Kosovës menjëherë pasi i ka intervistuar i ka liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se njësiti i hetimeve të departamenti për krime të rënda i PK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull turk dhe një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartëcekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme