Kronikë

Aksident me fatalitet në Divjakë

Descriptive Text

Një aksident i rëndë me një të vdekur është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Tre urat” në aksin që lidh njësitë administratë Çermë Sektor dhe Grabjan.

Sipas njoftimit të policisë në Shqipëri, rreth orës 05:30, tek “Tre urat” , territor që i përket bashkisë Divjakë, shtetasi Agim Muça, 57 vjeç duke drejtuar veturën tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka vdekur menjëherë ndërkaq është lënduar djali i tij shtetasi Rr.Muca, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve, transmeton vizionplus.

Nuk janë specifikuar ende arsyet e daljes nga rruga të veturës, nëse shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë, ka pasur ndonjë mjet tjetër përpara që i ka prerë rrugën apo ka qenë i përgjumur në timon.