Kronikë

Në Deçan konfiskohen mbi 1400 paketime barnash pa banderolë, arrestohen dy persona

Descriptive Text

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Pejë, e asistuar edhe nga Inspektoret Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedonin dhe shisnin barna pa banderola të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy të dyshuar:

viti i lindjes 1957 m.k.sh. dhe

J.P. viti i lindjes 1986 m.k.sh.

Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.