Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjen e një banke në Vushtrri Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjen e një banke në Vushtrri

12 July 2019 14:25

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit E.H dhe F.Z, me datën 10.07.2019, rreth orës 09.20 në Vushtrri, duke vepruar së bashku, me përdorimin e forcës dhe me kanosje serioze për të sulmuar personin tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.

Arrestohen dy të rinj për grabitjen e 250 eurove në një bankë në Vushtrri

“Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit duke bërë roje”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 12 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve të cilët kanë qenë në ndalim nga data 10 korrik, masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Qasja në drejtësi është një e drejtë njerëzore. Dështimi i Kuvendit për të emëruar Këshillin për Ndihmë Juridike Falas pengon punën e përditshme të ofruesve të ndihmës juridike falas. I lirë për më shumë se gjashtë muaj, këto pozita të këshillit duhet të mbushen me profesionistë të kualifikuar!

Është e mirë për të parë krijimin e Departamentit Special për krime të nivelit të lartë (korrupsioni, krimi i organizuar, krimet e luftës). Fillim pozitiv - tani bindni popullin e Kosovës që jeni të gatshëm të merrni vendime të vështira kur përballeni me presion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme