Një 25-vjeçar e një 61-vjeçar vodhën sot në mëngjes naftë, arrestohen Foto: Koha

Një 25-vjeçar e një 61-vjeçar vodhën sot në mëngjes naftë, arrestohen

12 July 2019 10:53

Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës 05:00 në mëngjes kanë realizuar një aksion policor, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë dy persona për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur sot në orën 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arritur që nga rezervuari të marrin disa litra naftë. Dy nga personat e dyshuar derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa njëri prej tyre (i njohur për policinë), ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe një veturë (Golf II), e cila është dërguar për ekzaminim.

Personat e arrestuar janë A. P, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. S, mashkull, 61 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, përfundon njoftimi i PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme