50 aksidente për një ditë në Kosovë Foto: Ilustrim/Koha

50 aksidente për një ditë në Kosovë

12 July 2019 08:55

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej tyre, 17 me të lënduar, ndërsa 33 pa të lënduar.

Sa i përket gjobave në trafik, zyrtarët policor kanë shqiptuar 1419 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, gjithsej janë arrestuar 22 persona.

Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme