Vjen nga Amerika në Gjilan, e rrah mirëmbajtësin e hyrjes së banesës ku jeton Foto: Ilustrim

Vjen nga Amerika në Gjilan, e rrah mirëmbajtësin e hyrjes së banesës ku jeton

11 July 2019 12:11

Dje në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, një person e ka rrahur mirëmbajtësin e banesës.

Ndonëse fillimisht u arrestua, pak më vonë ai u lirua përsëri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Amerikës, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht mirëmbajtësin e hyrjes se banesës, viktimën mashkull k-shqiptar. I dyshuari kishte thyer edhe xhamin e hyrjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme