Vjet vrau 69-vjeçarin në bjeshkët e Tropojës, kapet në Shkodër 55-vjeçari

Vjet vrau 69-vjeçarin në bjeshkët e Tropojës, kapet në Shkodër 55-vjeçari

11 July 2019 11:11

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.

Në pranga ka rënë shtetasi Nikë Lulashi. Ai u ndalua në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së 69- vjeçarit Tahir Bajraktari, ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018 në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Lulashi do t'i dorëzohet policisë së Kukësit për veprime të mëtejshme/oranews.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme