Arrestohet një 30-vjeçar në Fushë Kosovë për disa vjedhje Foto: Ilustrim

Arrestohet një 30-vjeçar në Fushë Kosovë për disa vjedhje

11 July 2019 10:18

Është arrestuar një 30-vjeçar në Fushë Kosovë, për të cilin Policia e Kosovës thotë se ka kryer disa vjedhje.

“Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda”, thuhet në raportin policor.

Personi i arrestuar është F. H. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia gjithashtu njofton se pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme