Policia tregon bilancin e aksionit “Basti” në Gjakovë, 8 të arrestuar Foto ilustrim

Policia tregon bilancin e aksionit “Basti” në Gjakovë, 8 të arrestuar

10 July 2019 09:37

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka treguar bilancin e aksionit të koduar me emrin “Basti”, të realizuar në Gjakovë.

Tetë persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia thotë se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas disa informatave të pranuara nga burime të sigurta, angazhimit të zhvilluar në terren për verifikim të informacionit si dhe veprimeve tjera hetimore është konfirmuar se në disa lokacione në Gjakovë është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.

Policia nis operacionin “Basti” në nëntë lokacione në Gjakovë

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka siguruar urdhër-kontroll nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ku me 09.07.2019 janë kontrolluar nëntë lokale të ndryshme, në të cilat është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.

“Operacioni policor është mbështetur nga Njësia Speciale Operative, Krim Teknika Gjakovë, njësi tjera relevante dhe inspektorë komunalë të KK Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Si të dyshuar nga policia janë arrestuar tetë të dyshuarit: I. B. viti i lindjes 1976; B. M. viti i lindjes 1993; V. P. viti i lindjes 1981; A. Sh. viti i lindjes 1989; E. N. viti i lindjes 1988; J. B. viti i lindjes 1980; L. A. viti i lindjes 1992 dhe G. A. viti i lindjes 1989, që të gjithë meshkuj të komunitetit shqiptar.

“Si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi relevante që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore. Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të PTH Gjakovë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme