Pak ditë pasi u kthye nga Amerika në Korçë, u vra në banesën e tij Foto: Ilustrim

Vetëvritet vrasësi i emigrantit në Korçë, të cilit ia kishte marrë edhe 13 mijë euro

09 July 2019 09:02
10:55

(i përditësuar) Korçë, 9 korrik - Serefedin Zenellari, 71 vjeç, i cili një natë më parë vrau me dy plumba kunatin e tij Gramoz Nakon 57-vjeç është vetëvrarë mëngjesin e sotëm. Dyshohet se mbrëmjen e djeshme dy kunetërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari kishte shkuar t'i grabiste paratë. Në kanatjeren e 57-vjeçarit janë gjetur shenja të grisurash çka tregon se ka pasur një përleshje mes tyre.Ditën e djeshme autori dhe viktima janë parë duke pirë kafen bashkë në qytetin e Korçës.

Në banesën e 57-vjeçarit, policia konstatoi se mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh e cila dyshohet se është shuma që kunati i tij i ka marrë gjatë grabitjes.

Policia ka shkuar na banesën e 71-vjeçarit mëngjesin e sotëm për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen e një nate më parë, por Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.

Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Ai ishte babai i dy fëmijëve ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi. Nako jetonte prej vitesh në SHBA.

09:02

Pak ditë pasi u kthye nga Amerika në Korçë, u vra në banesën e tij

Një emigrant i kthyer vetëm pak ditë më parë në Korçë, nga SHBA-ja, është gjetur i vrarë në banesë e tij me dy plumba në trup.

Trupin e pajetë të Gramoz Nakos, 57 vjeçar, e gjeti bashkëshortja e tij, kur është futur në banesë.

Policia kreu hetimet dhe dyshon për ndonjë grabitje të mundshme. Aty janë sekuestruar tre gëzhoja arme, por jo arma e krimit. Banesa e viktimës ndodhej në lagjen numër shtatë të qytetit të Korçës, transmeton tch.

57 vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte kthyer nga Amerika vetëm pak ditë më parë për të vizituar vëllanë e tij që e kishte të sëmurë .

Ai në Shqipëri ishte shoqëruar vetëm nga bashkëshortja, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme