Tre persona të lënduar rëndë në një aksident në fshatin Konjuh Foto: Koha / ilustrim

Tre persona të lënduar rëndë në një aksident në fshatin Konjuh

08 July 2019 18:05

Një aksident mes tri veturash ka ndodhur në fshatin Konjuh, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, bën me dije Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, të së hënës.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë - Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë për portalin Koha.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme